Стратегија за соработка со НВО

 

Shoqëria civile në kornizë të qytetit të Shkupit paraqet  një bashkësi  të madhe dhe të llojllojshme. Një pjesë e madhe e organizatave qytetare të cilat janë të regjistruara në territorin e qytetit të Shkupit dhe aktivitetin e tyre e bazojnë në nivel lokal, por nuk është numëri i vogël i organizatave të cilët veprojnë në korrniza nacionale. Po ky potencial i sektorit qytetar, por edhe kompetencat e qytetit në këtë pjesë, qartë tregojnë nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse strategjike në definimin e bashkëpunimit mes qytetit të Shkupit dhe organizatave qytetare.

Për këtë qëllim, në nëntor të vitit 2007, Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi Strategjinë për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile me Plan akcional për zbatimin e saj, e cila qëllimi  kryesor është që të mundësojë inkuadrimin aktiv të organizatave qytetare në proceset e definimit të aktiviteteve zhvillimore dhe inicijativat, si dhe të  krijoj  parakushte për formimin e partneriteteve efikase për zbatimin e saj.